Një poemë e shkruar nga Anna Frank bashkë më nënshkrimin e saj në fund, të mërkurën në ankand u shit për 140.000€ (148,620 $).
Kjo poemë ishte e dedikuar për shoqen e saj të fëmijërisë Christiane van Maarsen, letër kjo që fillon me “E dashur Cri-Cri”.
Motra e Christiane van Maarsen është ajo e cila e ka shitur këtë poemë të Anna Frank-ut, ndërsa identiteti i blerësit është i panjohur.
Zëdhënësja e “Anne Frank Foundation” Maatje Mostart e ka verifikuar vërtetësinë e poemës dhe tregoi se nuk ka dyshim se është nga vetë dora e Frank-ut.
Anna Frank është e njohur për ditarin e saj të konkretizuar për kohën kur jetonte si një e fshehur gjermane e lindur nga një hebre në Amsterdam gjatë Luftës II-të Botërore.
Frank dhe familja e saj u kapën në fund të luftës. Ajo vdiq kur ishte vetëm 15 vjeç në kampin e qëndrimit Bergen-Belsen nazist, pak para se të çliroheshin nga forcat aleate, transmeton, gazetametro.net
Babai i Anne, Otto Frank, i mbijetoi luftës dhe botoi ditarin e saj. Kjo poemë është njëra nga disa artikuj të shkruar me dorë nga vetë Anna Frank. /gazetametro.net