Loading…

Një polic në mesin e të akuzuarve për shit-blerje të drogës

  • 25/03/2017 | 08:27

Një polic në mesin e të akuzuarve për shit-blerje të drogës

Pesë pako me marihuanë me peshë 5 kilogramë e 455 gramë, polici Gazmend Dobruna i kishte bartur më 2 tetor të vitit të kaluar në veturë nga Peja deri në fshatin Shakovicë të Komunës së Podujevës.


Destinacion të fundit kishte pasur qytetin e Podujevës, ku dyshohet se së bashku me Shaban Halimin dhe Aziz Hamitin kishin pasur në plan shitblerjen e kësaj substance narkotike.

Më konkretisht, dyshohet se Dobruna kishte pasur në plan që këtë substancë t`ua shiste këtyre dy personave, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo atë ditë plani u kishte shkuar huq. Ata ishin ndalur nga policia në fshatin Shakovicë dhe pas kontrollimit, pakot me narkotikë ishin gjetur në bagazh të veturës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë