Loading…

Një prej bukurive të Shqipërisë: Kepi i Rodonit jepet me koncesion

  • 21/10/2019 | 17:30

Një prej bukurive të Shqipërisë: Kepi i Rodonit jepet me koncesion

Kepi i Rodonit, një ndër bukuritë natyrore të Shqipërisë, tashmë është dhënë me koncesion. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës së këtij vendi, shkruan Gazeta Metro.


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana.

Në fakt në ofertën e kërkuar të ndërtimit të Marina Rodon rezulton të mos ketë pasur konkurrentë të tjerë dhe si rrjedhojë asnjë ankesë. Kohëzgjatja e kontratës nuk do të jetë pak por 35 vite. Vlera e investimit sipas të dhënave zyrtare shkon në rreth 883 milionë Lekë, pa TVSH.

RTV Ora Neës e ka ndjekur edhe më parë këtë proces, kur në nisjen e tenderit kompanive u lihej vetëm 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentet nga data 6 tetor deri në 6 nëntor.

Madje dokumentet duhet të paraqiteshin vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë duket se ministria ka kufizuar mundësinë e pjesëmarrjes dhe të kompanive ndërkombëtare.

Kepi i Rodonit është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike.

Në shpalljen e fituesit kërkohet që brenda 60 ditësh të negociohet kontrata si dhe të paraqitet dokumentet përfshirë dhe Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, në vlerën e 10% të Investimit (pa TVSH) si dhe të tarifës së garancisë për të vazhduar me procedurat

Ndërsa prej kohësh qeverisë shqiptare i është tërhequr vëmendja për të ndaluar dhënien e koncesioneve me PPP. Kjo pasi konsiderohen si një borxh i fshehur që rrezikon buxhetin, por duke nënvizuar dhe transparencën e procedurave të ndjekura.

Për të ndalur koncesionet, u kërkua dhe një ndryshim në ligj mbi projektet e pakërkuara duke nisur nga 1 korriku. Por pasi në parlament ky afat u shty ishte presidenti që kërkoi respektimin e afatit të propozuar më parë. Edhe këto rekomandime nuk u zbatuan, duke lënë si afat përfundimtar 1 tetorin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë