Loading…

Një protestë tjetër për Astrit Deharin

  • 19/12/2016 | 18:01

Një protestë tjetër për Astrit Deharin

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës do mbajë seancë të jashtëzakonshme për aktivistin Astrit Dehari, i cili vdiç në burgun e Prizrenit, jashtë këtij objekti do zhvillohet një protestë.

Kjo është edhe protesta e tretë e thirrur nga shoqëria civile, e cila në një thirrje publike përmes rrjetit social Facebook, thuhet se ka për qëllim ‘vënien në vend të drejtësisë dhe zbardhjes së rastit në fjalë’.

Protesta siç edhe është paralajmëruar në këtë rrjet social do fillojë nga ora 10:00, duke ftuar qytetarët të bashkangjiten dhe për të kërkuar drejtësi për Astritin.

Kërkesat e shoqërisë civile janë:

Përgjegjësi për reagimin/përgënjeshtrimin e deklaratës të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili thotë se peticioni me nënshkrimet e qytetarëve “Drejtësi për Astritin’, nuk adresohen për kryesinë dhe mbajtjen e një seance parlamentare.

  1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë.
  2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.
  3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë