Loading…

Një psikiatër do ta vlerësojë dëmin ndaj Buzhalës (Foto)

  • 24/04/2017 | 21:59

Një psikiatër do ta vlerësojë dëmin ndaj Buzhalës (Foto)

Eksperti i psikiatrisë do të vlerësojë dëmin moral që i është shkaktuar gazetarit Berat Buzhala.


Gjykata në Pejë e ka miratuar propozimin e avokatit Arianit Koci që të caktohet një ekspert i psikiatrisë, i cili do ta vlerësojë dëmin moral që i është shkaktuar gazetarit Berat Buzhala nga billbordet me përmbajtje ofenduese ndaj tij.

Drejtori i “Gazetës Express” ka paditur tri kompani për billbordet me përmbajtje fyese për të dhe si dëmshpërblim ka kërkuar 250 mijë euro.

“Të caktohet një ekspert nga ekspertiza psikiatrike për të përcaktuar dëmin moral (shpirtëror) që i është shkaktuar paditësit Berat Buzhala”, tha avokati Koci në kërkesën e tij.

Koci gjithashtu kundërshtoi parashtresën e dorëzuar nga kompania e paditur “Devolli Group” për të cilën tha se është tentim i pasuksesshëm për t’u shfajësuar.

Në seancën e mbajtur sot nuk ishte prezent avokat i kësaj kompanie, Virtyt Ibrahimaga.

Ndërsa, përfaqësuesi i “Devolli Corporation”, Qendrim Zogaj, kundërshtoi realizimin e ekspertizës për të cilën tha se në rast se do bëhet do jetë pa efekt sepse sipas tij asnjë nga provat e parashtruara nga paditësi nuk është relevante.

“Pasi që siç tanimë u theksua nuk është prezantuar asnjë provë me të cilën vërtetohet baza e kërkesë-padisë, andaj nuk mund të kalohet në një stad tjetër të procedurës pa u vërtetuar kjo bazë”, tha Zogaj.

Ai tha së deri me tani me asnjë provë nuk janë  dëshmuar pretendimet e paditësit.

Ndërsa, avokati i kompanisë “Kristal B”, Gëzim Kollçaku, përveçqë e kundërshtoi ekspertizën e ekspertit të psikiatrisë i kundërshtoi edhe komentet e parashtruara si prova nga pala paditëse.

“Në tërësi i kundërshtoj që të nxirren si prova materiale me arsyetimin se asnjëra nga këto komente e që tani mos t’i lexoj, pasi që këto komente i ka edhe Gjykata, nuk kanë fare të bëjnë me ketë çështje për të cilën ne jemi këtu”, tha Kollçaku.

Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, Gjykata mori vendim të aprovohet propozimi për caktimin e një eksperti nga lëmi i psikiatrisë.

Kurse seanca e radhës u caktua të mbahet pasi që të sigurohet ekspertiza  e psikiatrisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë