Loading…

Një shkrim për krejt njerëzit e PDK’së: Për ditëlindjen e 27 të një partie mbi ambiciet kosovare

  • Nga

  • VALON A. SYLA

  • 10/10/2026 | 15:00

Një shkrim për krejt njerëzit e PDK’së: Për ditëlindjen e 27 të një partie mbi ambiciet kosovare

Me shumë të mira e disa pak të këqija, sot është ditëlindja e 27-të e PDK’së. Një parti e veçantë mbi ambiciet tipike kosovare që doli nga çlirimtarët dhe u bë shtetndërtuese dhe mbrojtëse e Pavarësisë dhe Republikës. Këtë po e them sepse është fakt dhe jo lëvdatë, për shkak se është bërë diagnozë që çkado që del nga kjo parti shahet, mohohet dhe përbuzet. 


Valon A.Syla

PDK ka mjaftë behane, por sot për ditëlindjen e 27 të saj po e ndaj një pikëvështrim, i cili kapërcen zilitë dhe xhelozitë ditore, të një kosovari të zakonshëm.

Po e cilësoj se është parti mbi ambicie kosovare sepse atëherë kur pak shqiptarë besuan në rezistencë të armatosur, lirim dhe çlirim nga Serbia e Millosheviqit, themeluesit e saj luftuan dhe e morën historinë në duar, edhe pse pak në numër. Kjo në mënyrë  politike vazhdoi deri në jetësimin e Pavarësisë që e shpalli Kryetari i parë i PDK’së Hashim Thaçi.

Po them me ambicie mbi kosovare sepse kur të tjerët harronin rrugë, këta ëndërronin për autostrada, madje edhe kur kosovari i zakonshëm i akuzonte dhe i cilësonte si të paarritshme. Por i bënë dy autostrada që i mbetën Kosovës, njërën nga zemërgjerësia e quajtën Autostrada Ibrahim Rugova nga LDK’ja shtet formuese partneri për Pavarësi dhe tjetrën Arbër Xhaferi nga politikani filozofi nga Tetova që e lidhi Kosovën me shqiptarët e Shkupit e Karadakut, Pollogut, Ohrit e Dibrës ,dhe kështu me punën e tyre dhe resurset e Republikës i nderuan të tjerët. Kjo vlen per rrogat e medha atë kohë, per rritjen e standardit, ekonomisë dhe mirëqenies. Dhe ndoshta këto të mira plotë i shastisën e disa edhe i tranuan, që vetëm sot mund ta vëreni dallimin se ku ishim dhe ku jemi.

Sot pas 27 viteve ata themelues të kësaj partie me ambicie mbi kosovare, po mbahen peng në Hagë, të dënuar dhe të shpallur në shkallën e parë si kriminel lufte. Një pjesë e kosovarit të zakonshëm reflektoi dhe doli në mbrojtje, një pjese e të zakonshmëve edhe u gëzua në heshtje, disa edhe zëshëm dhe i lanë ata të mbrohen vetëm nga njerëzit e UÇK’së dhe PDK’së, e poashtu edhe ata të AAK’së që dolën nga PDK’ja nga viti 2001. Kjo për marren e kosovarit te vogël. Dhe PDK përsëri mbi këto ambicie te vogla kosovare nuk dorëzohet dhe lufton e reziston deri në lirim e tyre dhe shpalljen e pafajshme të UÇK’së si gjeneza dhe ADN’ja e tyre.

Dhe PDK me gjithë behanet që i ka, me komandantë historik, e disa edhe problematik, gjithmonë ishte mbi ambiciet e zakonshme kosovare. Madje edhe mbi ambiciet e komandantëve të vet, qe trulloseshin duke i ndjekur paret, tenderët dhe pronat. Për këto ambicie mbi kosovare, madje edhe mbi shqiptare njerëzit e saj shihen si të rrezikshëm nga shumë armiq, te jashtëm. Andaj edhe persekutohen themeluesit e saj.

Projektet e saj shahen nga grupet nga brenda dhe jashtë vendi sepse PDK për të mire e për të keq, kosovarit të zakonshëm ja kujton atë që se besuan se mund ta arrijë Kosova por e arriti. Ja u kujton se kur te gjithë kosovarët kishin mentalitet mbijetese “think small” lidershipi i PDK’së ju tregoi se Kosova mundet edhe “think big”.

Për këtë PDK është kjo. Partia e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit. Parti e veçantë mbi ambiciet e vogla kosovare.

Urime të sinqerta. Këtë e shkrova sepse e meritoni të ja u thotë dikush nga jashtë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë