Loading…

Një shqiptar vritet në Bari të Italisë

  • 04/02/2017 | 17:01

Një shqiptar vritet në Bari të Italisë

Policia italiane bën me dije se ditën e shtunë një i ri shqiptar është vrarë në mes të qytetit të Barit.


Mësohet se viktima është qëlluar me tre plumba dhe është lënë në mes të qytetit derisa ka mbërritur policia dhe ambulanca.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu shqiptar është identifikuar si Edvin Sadiku 32 vjeçar, transmeton albeu.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Sadiku është qëlluar për vdekje për një mosmarrëveshje droge. Ai u qëllua në rrugën “Grumo Appula”, në periferi të qytetit të Barit.

Ai është vrarë me 3 plumba e njëri prej të cilëve në kokë, që ka rezultuar edhe fatal. Në krim mësohet se kanë marrë pjesë 2 persona. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë