Loading…

Një tjetër befasi: Kësaj here për Donaldin dhe Beatrixën

  • 31/12/2021 | 14:42

Një tjetër befasi: Kësaj here për Donaldin dhe Beatrixën

Personazheve të këtij edicioni të “Big Brother VIP” i janë bërë shpesh surpriza nga fansat e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.


Shumica shpërndan mesazhe me dron në qiell, mirëpo një episod i pakëndshëm ndodhi më herët me Donaldin dhe Trixën, kur një fans i Borës nisi t’i ofendonte ata të dy duke thërritur nga jashtë ambienteve të shtëpisë.

Kjo ngjarje mori vëmendje të madhe në rrjet dhe solli gjithashtu reagimin e Bora Zemanit, mirëpo së fundmi “pllaka është ndërruar”.

Kanë qenë fansat e Donaldit dhe Trixës ata që kanë dërguar një mesazh me dron në shtëpi, duke i thënë se janë më të mirët.

Pas pëlqimit të madh që e mbanin “sekret” dhe më në fund e pranuan, puthjeve e prekjeve romantike dhe përqafimeve kudo nëpër shtëpi, ka nisur faza tjetër e marrëdhënies së Donaldit me Beatrix.

Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumë por po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënka.

Megjithatë, të pyetur në emision si qëndrojnë karshi njëri-tjetrin dhe si i shohin këto “gërricje”, ata u shprehën se në fakt zënkat nuk pengojnë në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë