Manchester City ka arritur që të ia shkaktoi Chelseas humbjen me të thellë në histori të tyre në Premier Ligë, transmeton Gazeta Metro.
Kampioni në fuqi e deklasoi Chelsean në ”Etihad Stadium” me rezultatin 6-0. Sergio Aguero shënoi tre gola, Raheem Sterling dy dhe një tjetër u shënua nga Ilkay Gundogan.
Por, me të njejtin rezultat kishte përfunduar edhe ndeshja e zhvilluar në ”Stamford Bridge” mes Chelseas dhe Manchester Cityt. Atëbotë për Chelsean Didier Drogba kishte shënuar dy gola, kurse nga një ishte shënuar nga Michael Essien, Joe Cole, Salomon Kalou dhe Andriy Shevchenko.
Dhe kështu ndeshja mes Manchester City dhe Chelsea është ndeshja e parë në historinë e Premier Ligës e fituar nga të dyja skuadrat me një diferencë prej gjashtë golave: Man City 6-0 Chelsea (10/02/2019) dhe Chelsea 6-0 Man City (27/10/2007)./gazetametro.net