Yuri Voronov u gjet i vdekur në rezidencën e tij në paralagjen luksoze të Shën Petersburgut. Ai kishte udhëhequr një kompani transportuese që ishte e kontraktuar nga gjiganti rus Gazprom, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve kufoma e Voronov u gjet në pishinën në pronën e tij i qëlluar me një plumb në kokë të hënën. Revolja ishte gjetur afër me disa gëzhoja plumbash që kishin rënë në pishinë.
Kompania e tij logjistike kishte kontrata profitabile me Gazprom në Arktik.
Ky është rasti i gjashtë i biznesmenëve të pasur rus që vdesin në rrethana misterioze që nga fillimi i vitit.
Komiteti Hetues i Rusisë po heton rastin e vdekjes së Voronov e që tani për tani po ia atribuon atë ‘një mosmarrëveshje me partnerët e biznesit’.
Por një numër i vdekjeve në pronat tjera luksoze afër Shën Peterburgut kanë nxitur thashetheme se vrasjet po inskenohen për t’u dukur si vetëvrasje.
Një zyrtari i lartë financiar i Gazprom Alexander Tyulakov ishte gjetur i varur në shtëpinë e tij në lagjen ekskluzive Leninsky në muajin shkurt nga dashnorja e tij. Ajo kishte deklaruar se në trupin e tij kishte shenja të rrahjes e torturës megjithëse hetuesit e kishin klasifikuar si vetëvrasje rastin.
Tre javë më herët në të njëjtin vend Leonid Shulman, kreu i investimeve në Gazprom ishte gjetur i therur në banjën e tij.
Miliarderi Alexander Subbotin, një ish zyrtari i lartë në gjigantin rus Lukoil, poashtu u gjet i vdekur në muajin maj pasi ishte “këshilluar nga shamanët”. Një teori po qarkullon se ai ishte helmuar me helm bretkosash që kishin nxitur arrest kardiak.
Në muajin prill, një ish zyrtar i pasur i Kremlin, Vladislav Avayev , në dukje ishte vetëvrarë pasi kishte vrarë gruan dhe të bijën 13 vjeç. Ai sipas raporteve kishte lidhje në institucionin kryesor investues rus Gazprombank.
Miqtë e tij i kanë mohuar pohimet se ishte xheloz pasi që gruaja kishte pranuar se ishte shtatzënë me shoferin e tyre.
Ka pretendime se ai kishte qasje në sekretet financiare të elitës së Kremlinit.
Disa ditë më vonë multimilioneri tjetër Sergey Protosenya u gjet i varur në Spanjë, pasi në dukje kishte vrarë me sëpatë gruan dhe të bijën e tij adoleshente. Ai ishte ish zëvendës presidenti i Novatek, një kompani poashtu e afërt me Kremlin. Poashtu si Avayev ishte sugjeruar se kjo mund të ishte vrasje e inskenuar si një vetëvrasje.
Javën e kaluar një multimilioner Yevgeny Palant pronar i një kompanie telefonash mobil u gjet i therur për vdekje bashkë me gruan e tij nga e bija e tyre. Pretendohej se gruaja e tij Olga e kishte vrarë pasi i kishte thënë se do ndaheshin. Kjo ishte pretenduar menjëherë nga mediat ruse pas lajmit, por që ishte mohuar poashtu nga miqtë e tyre të afërt./gazetametro.net