Cilësohet të jetë një nga moderatoret më të pëlqyera në trojet shqiptare.
Fjala është për Marina Vjollcën, e cila prej vitesh ka rrëmbyer vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive në ekran, shkruan portali arbresh.info
Krahas kësaj, ajo është personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale që herë pas here ndan imazhe e video të ndryshme me fansat.
Ajo ka shpërndarë setin e ri fotografik, ku shihet e veshur me fustan që i thekson tiparet trupore. Flokët kësaj radhe ajo i ka bërë gërsheta, derisa për makijazh ajo ka përdorur më shumë ngjyrën vjollcë.
View this post on Instagram
“Ju mundojnë festat”, ka shkruar Marina.
Në tërësi, imazhet me t’u publikuar morën mijëra pëlqime e komente të llojllojshme.
View this post on Instagram