Loading…

Një tjetër sukses për Ritën: ‘Lonely Together’ merr qindra milionë klikime

  • 14/08/2019 | 11:50

Një tjetër sukses për Ritën: ‘Lonely Together’ merr qindra milionë klikime

Vetëm një vit më parë, Rita Ora dhe Avicii sollën bashkëpunimin e tyre me titull ‘Lonely Together’.


Kënga sigurisht u prit shumë mirë nga fansat e dyshes dhe tani duket se edhe 1 vit më pas, vazhdon të dëgjohet. ‘Lonely Together’ ka thyer rekord shikueshmërie, duke arritur 500 milionë klikime në ‘Spotify’ dhe duke u bërë kështu kënga e parë e Ritës me një numër të tillë klikimesh.

Lajmin e ka ndarë vetë Rita përmes profilit të saj në Instagram.

Rita dhe Avicii kanë pasur gjithmonë një miqësi të ngushtë bashkë dhe bashkimi i forcave në këtë projekt rezultoi ashtu siç pritej, i suksesshëm. Edhe pse DJ i njohur ndërroi jetë atë vit, projektet e tij vazhdojnë të mbeten të preferuarat e publikut.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë