Fiona, nxënëse e klasës së tetë e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, është sulmuar nga qentë endacak në të cilën ka marrë plagë në këmb.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 minuta në parkingun e rrugës Vëllezërit Gërvalla, në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i Fionës, i cili ka thënë se vajza ka qenë duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi, kur është sulmuar nga qentë.
“Fiona së pari është sulmuar nga dy qen këmbëve, këta e kanë tërhequr në drejtime të kundërta, duke e kafshuar ne pantolla në pjesët e poshtme të këmbëve dhe është rrëzuar në tokë nga këta qen, të cilët e kanë tërhjek ashtu për toke/asfallti zvarrë dikund gjysmë metre, përderisa dy të tjerët e kanë sulmuar në trup, dhe si rezultë e gjithë kësaj njëri nga qenët ka arritë të ja ngulitë dy dhëmbë në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. “ ka thënë babai i Fiones, Arber Rushiti.
Tani Fiona, është duke u trajtur në QKUK, por babai i saj ka shprehur shqetësimin për sigurinë e fëmijëve ndaj qenve endacak të cilët janë kudo në kryeqytet./gazetamero.net