Loading…

Një vit pa legjendën e futbollit Diego Maradona

  • 25/11/2021 | 11:15

Një vit pa legjendën e futbollit Diego Maradona

Sot bëhet një vit nga vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona, i cilësuar nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.


Klubet e Argjentinës sot do të mbajnë një minutë heshtje para ndeshjeve, si dhe lojtarët do të rreshtohen në pozicionin e numrit 10, për të nderuar numrin e famshëm të fanellës së Maradonës.

Në Naples do të zbulohen dy statuja të fituesit të Kupës Botërore, aty ku futbollisti kaloi një pjesë të karrierës, shkruan Timesofindia, përcjell Klankosova.tv.

Maradona vdiq nga një sulm kardiak nëntorin e kaluar, në moshën 60 vjeçare, pak javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru.

Ish-ylli i Boca Jonuiors, Barcelonës dhe Napolit luftoi për vite me varësinë nga kokaina dhe alkooli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë