Loading…

Një vogëlushe pejane në Hollywood

  • 06/02/2019 | 19:21

Një vogëlushe pejane në Hollywood

Alea Mehaj, 7 vjeçe nga Peja ka nisur herët të merret me aktrim dhe me modelizëm në Norvegji, mirëpo  suksesi i Aleas nuk përfundon këtu. Shumë shpejt ajo do të jetë pjesë e ekipit kombëtar norvegjez që do të përfaqësojë këtë vend në Olimpiadën e Artit Skenik, në Hollywood, trasnmeton Gazeta Metro.


Alea si duket sikur aktrimin e ka talent të lindur, por duke u ushtruar ka fituar edhe aftësi interpretimi të jashtëzakonshme. Sigurisht, ëndrra e Aleas është të bëhet një aktore e famshme, por është ende e vogël për ta parë të ardhmen me sytë e saj.

Në një intervistë për revistën prestigjioze ndërkombëtare “Face Magazine”, ku Alea ishte e ftuar edhe për të qenë imazh i muajit dhjetor, tha se është shumë krenare për origjinën e saj, madje sa herë i jepet rasti, e thotë me krenari që është shqiptare.

Besarta, e ëma e Aleas, pas përzgjedhjes së “Youngnd Miss Univers 2018” në Ukrainë, tha se prindërit e kanë mbështetur dhe do ta vazhdojnë ta bëjnë këtë për të bijën.

Ajo do të ndihej shumë krenare nëse Alea, një ditë do të përfaqësojë Shqipërinë në garat e bukurisë ndërkombëtare, por, pse jo, edhe të jetë pjesë e bashkëpunimeve me kinemanë shqiptare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë