Loading…

Një zog me katër këmbë çelë në Klinë

  • 05/05/2018 | 22:02

Një zog me katër këmbë çelë në Klinë

Në fshatin Gllarevë të Klinës po besojnë se atyre u ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme. Një pulë ka çelë një zog me katër këmbë. 3 javë më parë në këtë fshat kjo pulë çeli 10 zogj. Nëntë prej tyre janë të zakonshëm derisa njëri prej tyre është më ndryshe se sa të tjerët. Ky zog i ka katër këmbë.

E zonja e shtëpisë Zelfije Veseli thotë diçka të tillë nuk ka parë e dëgjuar më herët.

Thotë se kur gjërat janë të pazakonshme janë një paralajmërim jo i mirë për të ardhmen. Sipas kryefamiljares këtë zog janë duke e mbajtur më larg pulave të tjera duke e mbrojtur nga sulmet e mundshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë