Loading…

‘Një zyrtar i qeverisë nuk mundet me fol pallavra të pabaza’: Shpend Ahmeti paralajmëron padi ndaj Abazit

  • 28/10/2021 | 21:24

‘Një zyrtar i qeverisë nuk mundet me fol pallavra të pabaza’: Shpend Ahmeti paralajmëron padi ndaj Abazit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar padi ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ku ky i fundit ka shpërnda disa pretendime të një politikane nga Bosnja, e cila përmend edhe Ahmetin në lidhje me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti ka paralajmëruar padi nëse nuk kërkon falje deputeti i VV’së , përcjellë Gazeta Metro.


Politikania boshnjake thotë se në një panel në SHBA ku është diskutuar për temën ndarjes e që kishte mbështetjen e Palmerit dhe se Shpend Ahmeti në cilësinë e anëtarit të ekipit dialogues ishte në dijeni të ngjarjes.

Ndërsa menjëherë ka reaguar Abazi përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë kundër secilit që bën veprime antikushtetuese dhe që janë kundër integritetit territorial.

Pasa kësaj ka reaguar Ahmeti i cili ka thënë se deputeti të më kërkoj falje për deklaratat se duhet me më shpall armikun e kombit ose do t’i drejtohem gjykatës.

“Personi deputet që është deklaruar sot se duhet me më shpall armikun e kombit ose të kërkoj falje ose më duhet ti drejtohem gjykates. Po të ishte qytetar i thjeshtë nuk isha marr, por një eksponent zyrtar i qeverisë dhe kuvendit nuk mundet me fol pallavra të pabaza”., ka shkruar Ahmeti./gazetametro.net

U përmend nga një politikane boshnjake: Ahmeti publikon tri video ku dëshmon të kundërtën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë