Loading…

‘Njëherë e vjedhën, tani e dogjën’: Abazi ‘shpërthen’ ndaj VV’së pas rastit në IML, i quan komunista

  • 21/11/2023 | 13:49

‘Njëherë e vjedhën, tani e dogjën’: Abazi ‘shpërthen’ ndaj VV’së pas rastit në IML, i quan komunista

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tash i pavarur, Haki Abazi ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të Institutit të Mjekësisë Ligjore.


Ai hedhur akuza se objekti i IML-së është djegur nga vet pushteti pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Njëherë e vjedhën e tani e dogjën”, ka shkruar Abazi në Facebook duke aluduar në ish-partinë e tij.

Tutje ai ka shkruar se kjo që po ndodhë nuk është ndryshimi por vetëvazhdimi, duke i quajtur edhe komunista.

Postimi i plotë:

Njëherë e vjedhën, tani e dogjën dhe në ndërkohë Ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministrës dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin.

Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike.

Ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë