Loading…

Njëherë i vranë, pastaj shemben një xhami dhe rrënojat e saj i hodhën mbi trupat e 44 viktimave: Arrestohen 7 serbë

  • 17/09/2020 | 09:36

Njëherë i vranë, pastaj shemben një xhami dhe rrënojat e saj i hodhën mbi trupat e 44 viktimave: Arrestohen 7 serbë

Bosnja ka arrestuar shtatë ish-oficerë ushtarakë dhe ushtarë të dyshuar në vrasjen e 44 civilëve boshnjakë gjatë luftës 1992-95.


Një total prej nëntë individësh janë të dyshuar për krimin në zonën e Sokolac, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit të Bosnjës, shkruan Euronews.

Të arrestuarit akuzohen për planifikim, organizim dhe pjesëmarrje në “një sulm të përhapur dhe sistematik ndaj popullatës civile boshnjake”.

Aty përfshihen ish-zyrtarë të lartë të Shtabit të Krizave të Sokolac të cilët ishin “autorë të drejtpërdrejtë” të vrasjeve, thonë zyra e prokurorit.

Ndryshe, 44 civilë boshnjakë, më i riu i moshës 14 vjeç, u vranë në fshatin Novoseoci në komunën e Sokolac në shtator 1992.

Serbët e Bosnjës ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët në fshat përpara se t’i merrnin burrat në një deponi aty pranë ku ata ishin “vrarë brutalisht nga të shtënat me armë”, tha deklarata.

Pas vrasjeve, një xhami në Novoseoci u shemb dhe rrënojat u hodhën mbi trupat e viktimave.

Ndërkohë, gratë dhe fëmijët thuhet se u dëbuan dhe u transportuan në Sarajevë. Të gjitha eshtrat e viktimave përveç një prej tyre janë zhvarrosur nga vendi, thanë prokurorët. Disa kishin deri në 178 plagë plumbi.

Më shumë se 100,000 njerëz vdiqën gjatë luftës në Bosnjë, e cila shpërtheu kur serbët e vendit u rebeluan kundër pavarësisë nga ish Jugosllavia dhe u tentuan për të krijuar shtetin e tyre.

Arrestimet të Mërkurën u bënë përmes një operacioni të koordinuar nga Departamenti Special për Krimet e Luftës dhe oficerët e policisë nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Shtatë individët u arrestuan në orët e para të mëngjesit, ndërsa autoritetet do të kërkojnë gjithashtu ekstradimin e një të dyshuari tjetër nga jashtë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë