Loading…
Njëra prodekane, tjetra profesoreshë e gazetare: Profesionet e grave të liderëve tanë
  • 13/06/2019 | 19:47

Njëra prodekane, tjetra profesoreshë e gazetare: Profesionet e grave të liderëve tanë

Prodekane, profesoresha, gazetare, por edhe amvise, janë këto disa nga profesionet që udhëheqin gratë e personave më të komentuar në politikën tonë. Thuhet se pas një burri të sukseshëm qëndron gjithmonë një grua e tillë, kjo shprehje edhe te liderët e partive tona më të mëdha në vend, në shikim të parë shkon, por se a janë ato merita kryesore për sukseset e burrave të tyre nuk mund ta dimë me siguri, shkruan Gazeta Metro.


Gruaja e Presidentit Lumnije Thaçi, është prodekane në një fakuletet në Mitrovicë, ndërsa Anita, bashkëshortja e Kryministrit Haradinaj është një gazetare shumë vjeçare në mediet tona. E tillë, me një profesion e fakultet të kryer me sukses është edhe gruaja e kryeparlamnetarit Viloeta, gruaja e Kurti, Rita, dhe partnerja e Limajt, mirëpo jo edhe gruaja e Isa Mustafës, Qefserja, e cila është amvise.

Për t’ju njohur më mirë me secilën veç e veç, Gazeta Metro ka grumbulluar informacione të secilës për studimet që kanë kryer dhe profesionet që ushtrojnë.

Zonja e Parë e Republikës, Lumnija

Lumnije Gërxhaliu-Thaçi është Zonja e Parë e Republikës së Kosovës. Ajo vjen nga qyteti i Vushtrisë, dhe me Presidentin Thaçi u martua në vitin 1997. Lumnija ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitet 2007-2009. Pas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011 ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment” dhe tash është kandidate për PhD në Ekonomi, shkruan Gazeta Metro.

Bashkëshortja e Presidentit , Hashim Thaçi është emëruar Prodekane e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Mitrovicë. Zonja e parë e Kosovës është kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”, dhe merret me aktivitet aktivitete humanitare dhe sensibilizuese.

Lumnije Thaçi në vitin 2016, mori titullin ‘Doktor Shkence’ në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë.

 Gruaja e Kryeparlamentarit, Violeta

Violeta, vjen nga Llapi dhe me te parin e Kuvendit të Kosovës është martuar në vitin 2002 në një dasmë tradicionale.

Viloeta ka studiuar gjuhën gjermane, ndërsa jep mësim në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, por ka punuar si mësimëdhënese edhe në një shkollë private në Prishtinë.

 Gruaja e Kryeministrit, Anita

Anita Muçaj Haradinaj, me prejardhje është nga Opja e Prizrenit. Ka kryer gjimanzin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Më pas është diplomuar për gazetari, gjithashtu edhe në fakultetin e Juridiku, ndërkohë ka kryer dhe masterin përkatës. Prej vitesh Anita, është moderatore lajmesh në Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa ka punuar si gazetare edhe në KTV, shkruan Gazeta Metro.

 Qefserja, gruaja e Isa Mustafës

Qefserja është gruaja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo nuk është një person shumë i njohur për publikun, madje paraqitjet e saj përkrahë bashkëshortit janë të rralla.

Herën e fundit, kur Isa Mustafa është parë në publik me gruan e tij, është fushata përmbyllëse e LDK-së për zgjedhjet e fundit nacionale.

Qefserja, gruaja e Mustafës, i cili ka titujt më të lartë shkencorë dhe njihet ndër ekonomistët më të mirë që ka Kosova, është amvise.

Arlinda, gruaja e Fatmir Limajt

Arlinda, është gruaja e dytë e liderit të NISMA-së, Fatmir Limajt. Ajo vjen nga Suareka, dhe punon në një kompani sigurimesh. Arlinda është parë shpesh përkrahë bashëshortit të saj.

Rita Knudsen Augestad, gruaja e Albin Kurtit

Rita është norvegjeze, dhe është e martuar më liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, të cilët janë martuar në vitin 2015, dhe kanë një vajzë të quajtur Lea.

Rita ka jetuar edhe punuar në Kosovë. Ajo ka qenë e angazhuar në disa projekte dhe ka shkruar në shtypin kosovar.  Rita ka studiuar doktoraturën në LSE (London School of Economics) në Britani të Madhe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë