Ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ishte i ftuar në emisionin Komteti në RTV Dukagjini ku tha se qytetarët votuan Lladrovcin vetëm pse ndiheshin të obliguar, transmeton gazetametro.net
Sipas tij, pjesëmarrja në fushatë e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë pjesë e kabinetit qeverisës, i ka ndihmuar kandidatit të tyre, Ramiz Lladrovci, që të tubojë vota, dhe ka ndikuar që shumë njerëz të binden të mos votojnë kundër tij.
Njerëzit e ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, nuk e kanë përkrahur zgjedhjen e Lladrovcit si kandidat për kryetar të komunës, por megjithatë kanë marrë pjesë në fushatën e tij, sepse ndjeheshin të obliguar, tha Drenori në emisionin Komiteti./ gazeta metro.net