Loading…

Njëri me gaz, tjetri përnjëmend: Policia arreston dy persona që gjuajtën me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng

  • 11/08/2022 | 17:35

Njëri me gaz, tjetri përnjëmend: Policia arreston dy persona që gjuajtën me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng

Dy persona janë arrestuar pasi kanë gjuajtur me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng familjar në Prizren përgjatë së enjtes.


Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa njoftohet se personi i parë i arrestuar paraditen e së enjtes kishte gjuajtur me armë me gaz. Në po të njëjtin aheng, pasdite u arrestua një person tjetër për gjuajtje me armë me pistoletë.

“Me datë 10.08.2022, rreth orës 10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me arme në brez, pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

“Në të njëjtin gazmend familjar me vone rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje , aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, vijon më tej njoftimi i Policisë.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë