“Shumë gjëra kanë ndodhur”, kujton Dr. Naser Mifrari, në një shkrim të gazetës së studentëve të Kolegjit King në Londër, Empire State Tribune.
Në Kosovë, luftimet sporadike nëmes të armatës sërbe dhe kryengritësve shqiptarë eskaloi gjatë vitit 1998. Gjatë një viti, masakrat ditore të civilëve ishin në rritje, dhe pika e thyerjes së konfliktit, shkalla e plotë e zhvendosjes së afër një milion shqiprtarëve kosovar ishte në zhvillim.
Kur Miftari, student i Institutit të gazetarisë McClandlish Phillips, tha “shumë gjëra janë duke ndodhur” në fund të viteve të nëntëdhjeta në Kosovë, ai e minimizoi shkallën e ngjarjeve në atdheun e tij.
“Gati dy të tretat e popullatës së vendit kanë qenë nën shënjestër të dëbimit duke më përfshirë edhe mua dhe familjen time” u përkujtua Mifari.
Jugosllavia, një ish satelit i sovjetikëve, ishte një fushë beteje për popujt e Kosovës dhe të Shqipërisë. Lufta e tyre për pavarsi ishte “shekulli i luftës” për Miftarin i cili u rrit deri në shpartallimin e Jugosllavisë – shtet i cili u zhduk me grindje të popujve në vitin 1992. Fëmiria e Miftarit ishte si një ligj ushtarak, me “tanke të grumbulluara në lagjen tonë” dhe policisë ushtarake që qeveria Jugosllave i kishte dërguar dhe “kurrë nuk janë tërhequr plotësisht.”
Popullsia e regjionit kur nuk i ka shkuar përshtati regjimit Jugosllavë, pasiqë “ata ishin nga partia komuniste dhe më tëpër vlerësonin vlerat e përbashkëta të Jugosllavisë sesa vlerat e popullit”, shtoi Miftari.
“Në thelb, Kosova luftoi për të drejtën e tyre për vetëvendosje (që nga viti 1912), në mënyrë që të jetë e barabartë në Jugosllavi. Por kjo nuk ka ndodhur “, ka thënë Miftari.
Ajo që ndodhi ishte një gjuhë dhe njerëzit të ndarë nga traktatet politike. Kosova dhe Shqipëria janë “një komb edhe gjeografikisht edhe territorialisht, por “të ndarë me negociatat ndërmjet fuqive perëndimore dhe Perandorisë Osmane. Gjysma, e njohur sot si Kosovë, u vu nën sundimin jugosllav dhe gjysma tjetër, Shqipëria, u la më vete.
“Ne flasimi gjuhën e njejtë, i kemi vlera të njenjta dhe indentitet të njejtë, por si duket komuniteti ndërkombëtar qe 100 vjet e kundërshtonë këtë”, ka thënë Miftari.
Miftari studioi për gazetari pasi e kreu shkollën e mesme në moshën 20 vjeçare në vitin 1993. Ai përfitoi një stazh nga Koha Ditore ku edhe në fillim filloi të punoj si reporter.
“Por rezultoi se nuk është shumë lehtë për të bërë gazetari, kur përballeni me popullin tuaj. Si ta ruash pavarësinë, paanshmërinë, kur është populli yt në rrezik?” pyeti Miftari. “Megjithatë, unë dola jashtë dhe raportova gjatë konfliktit.”
Konfuzioni u krijua ditën kur Policia serbe dhe ushtria jugosllave marshuan dhe Miftari me familjen e tij u vendosën në tren duke qenë gjithnjë nën shënjestër. 100 kilometra udhëtim zgjati 10 orë, koha të cilën Miftari e kujton qartë.
“Ata udhëtonin ngadal në destinacion. Pritnin që të bien urdhërat: “A t`i vrasim – çka të bëjmë me ta?” Mendoj se e vetmja arsye që nuk na kanë vra ishte sepse ishin të habitur”, thot Mifari.
Në prag të lëvizjes së spastrimit etnik, sërbët i larguan civilët në tokën e askujt në kufi me Maqedoninë, në një fushë të hapur. Maqedonia refuzonte të pranonte refugjatët.
“Pas një jave në fushë, Agjencioni për refugjatët i KB intervenoi. Ne nuk kishim pothuajse asgjë dhe tendat u vendosën pas intervenimit të KB. Përfundimisht ne u morrëm në Maqedoni në mënyrë të duhur, në një komunitet shqiptar atje”, vëri në dukje Miftari.
Ai u lidhë përsëri me botuesit e Kohës Ditore, dhe zbuloi se natën e zhvendosjes së tij, paramilitarët sërb i kanë shkatërruar zyret e Kohës Ditore. Megjithatë, për shkak se i gjithë stafi morri rrugën me hekurudhë, i vetmi person i vrarë ishte roja e sigurisë.
“Përfundimisht ne shkuam me shpresë se e gjithë kjo nuk do të zgjasë shumë”, shtoi Mifrtari.
Prej vitit 2008 Kosova e ka pavarsinë por “sfidat zgjasin sepse ne nuk jemi të njohur botërisht”, sipas Miftarit. Dy shtete të Këshillit të sigurimit të KB, Rusia dhe Kina, po vazhdojnë të kundërshtojnë pavarsinë e Kosovës. Përkundër këtyre sfidave, zgjedhjet e para të lira në Kosovë ishin në vitin 2001 dhe Miftari beson se ata kanë “arritur shumë për 15 vjet.”
Miftari përfundoi Masterin në gazetari në Temple University dhe Doktoraturën në shkencat politike në Universitetin e Nebraska – Lincoln para se të vij në King`s. Ai paraqiti propozimin në Institutin e gazetarisë McClandlish Phillips disa muaj më parë, për të studiuar rritjen e fundamentalizmit fetar në Kosovë. I cili është shqyrtuar dhe pranuar nga komiteti i fakultetit të King`s. Miftari do të hulumtoj së paku prej tetorit deri në fund të nëntorit.
“Ndikimi i madh mund të jetë në nivelin e politikave. Jam duke formuluar politikat që mund të ndihmojnë Kosovën, duke përcaktuar deri në çfarë mase kanë rol mediat në çështje si kjo. Unë mendoj se ka shumë gjëra që duhet të rregullohen nga ana e shtetit se si të raportojnë mediat në çështjet fetare”, tha Miftari për punën e tij.
Me bashkëshorten dhe djalin tetëvjeçar në Kanada, Miftari dëshiron që një ditë të kthehet në Europë. Ai shpreson se do të ndihmoj gjeneratën e ardhshme të kosovarëve të kultivojnë dyert sociale për lulëzimin e kulturës së tyre. /gazetametro.net