I njohur nga mediat botërore si ‘njeriu më i pistë i botë’ për faktin se ai nuk është pastruar mbi 60 vite, vdiq në moshën 94 vjeç, pasi u sëmur pak kohë pasi u la për herë të parë sa kohësh, transmeton Gazeta Metro.
‘Axha Haji’ siç e njohin banorët në Dezh Gah në provincën jugore Fars në Iran, i ishte shmangur ngrënies së ushqimit të freskët, besonte se do të sëmurej nëse do të lahej dhe se të jesh i pastër ishte e dëmshme për shëndetin, ka raportuar agjencia e lajmeve iraniane IRNA.
Ai hante çka gjente të vrarë në rrugë dhe tymoste nga një llullë jashtëqitje shtazësh. Mjekët lokalë thonë se ai në dukje ishte i shëndetshëm përkundër mungesës së higjienës.
Ai jetonte gjatë verës në një gropë që i ngjante një varri ndërsa dimrit në një kolibe të thjeshtë që i kishin ndërtuar fshatarët për të. Ai rregullisht kishte shkurtuar mjekrën e tij duke e djegur por megjithatë dukej si njeri i shpellave.
Banorët e respektonin vendimin e tij që t’i shmanget pastërtisë, por disa vite më parë një grup i të rinjve e kishin bindur të hipte në veturë me ta Kur e kuptoi se po e dërgonin që të lahej, ai kërceu nga ajo dhe ia mbathi.
Më në fund disa fshatarë e kishin bindur para disa muajsh që të hynte në banjë e të lahej. Ai sëmur pak kohë më pas dhe vdiq të dielën e javës së kaluar./gazetametro.net