Që nga parahistoria, fenomeni nevojë është shfaqur për të mbijetuar dhe me kalimin e kohës, kjo paralelisht me vet njeriun është evoluar duke i perfeksionuar edhe më tutje metodat dhe teknikat e mbijetesës, dhe këtu e kemi kufirin e kalimit nga nevoja e mbijetesës në nevojë për jetesë.
Kjo ka krijuar nevojën për ndryshime strukturore të shoqerisë, duke u fokusuar më shumë në organizim shoqëror të cilat permanent ndryshojnë në kuptim evolutiv dhe gjithnjë më komplekse. Ky fenomen ka krijuar edhe nevojën për sistemim të këtyre komponenteve komplekse brenda një hapësire të caktuar, që është quajtur vendbanim.
Vendbanimet e tilla kanë qenë dhe janë vend i nevojave jetësore për specien njerëzore ku ata evoluohen nëpërmjet një sistemi kompleksiv i reflektuar në komponentet si, sistemi i banimit, sistemi i punës, sistemi i sigurisë, sistemi i shëndetësisë e shumë komponente të tjera përcjellëse të cilat e formësojnë jetën.
Njeriu luan rol të rëndësishëm në zhvillim të planetit, e manifestuar nëpërmjet shumë elementeve dhe faktorëve të ndryshëm. Nevoja ishte fenomen nxitës dhe falë kësaj, sot i atribuohen të gjitha arritjet e njeriut deri më tani dhe po i njejti fenomen ka për të qenë faktor kryesor për zhvillim të mëtjuteshëm.
Duke e ditur që specia njerëzore është specie sociale, atëherë i tërë procesi i jetës njerëzor përcillet brenda një lakoreje dinamike, e lidhur ngushtësisht me këtë strukturë hapësirore të organizuar dhe përshtatur brenda nevojave njerëzore e që quhet me terma teknike ‘urbanizëm’.
Konform zhvillimit shoqëror, edhe struktura urbane zhvillohet në kontekst të përgjithshëm, kështu duke i dhënë impulse funksionale kësaj strukture. Nevojat njerëzore të manifestuara nëpërmjet sistemit shoqëror ka qenë dhe është indikator esencial për ekzistimin, zhvillimin apo shkatërrimin e kësaj strukture urbane.
Njeriu, shoqëria dhe urbanizmi, krijojnë një relacion interaktiv ndërmjetveti, me çka krijohet varësi kompakte drejtë unifikimit si një trup të vetëm ndërveprues. Kur njeriu është i zhvilluar mirë, ndikon që ai të ndërveproj mirë me shoqerinë, çka rezulton pastaj në zhvillim dhe funksionim të mirë të shoqerisë. Kjo ndikon direkt që të kemi planifikim të mirëfillt hapësinor gjegjësisht urbanizëm të mirëfillt. Në këtë formë të strukturuar nëpërmjet këtij trinomi strukturues krijohet një harmoni ndërvepruese e cila jep rezultate të ndikuara varësisht nga rrethanat e secilit prej këtyre tre faktorëve!
Vlenë të theksohet që efektet negative të cilat reflektohen nga interferenca ndërmjet relacionit njeriu-shoqëria-urbanizmi, manifestohet së pari në vet njeriun e pastaj derivon në shoqëri dhe së fundi, këto të dyja krijojnë një mjedis urban të cilat mund të jetë fatale për florën dhe faunën, gjegjësisht për planetin e tokës në tërësi. E kundërta e asaj që u tha më lartë do të rezultonte që të kemi funksionim harmonik me natyrën, e ndoshta në raste të veçanta duke e korigjuar atë në kuptim të gradimit dhe jo të degradimit.
Në mesin e problemeve të shumtë me parametra agresive të cilat ndikojnë në dëmtim serioz të planetit të tokës janë ndryshimet klimatike, ndotja ambientale, mbipopullimi etj. Këto sot janë evidente në të dy botërat si në atë të zhvilluar e poashtu edhe në atë të botës së tretë. Në formë më agresive është e theksuar në botën e tretë, ku veçanërisht mbipopullimi më i theksuar është reflektuar negativisht për shkak të mos menaxhimit efikas, e i cili fenomen ndikon direkt apo indirekt edhe në zhvillim ekonomik.
Një gjë e tillë padyshim është katalizator shtytes për migrime masive nga vendet me probleme të tilla, drejt vendeve më të zhvilluara. Ky fenomen sjellë pastaj ndryshime të mëdha demografike të popullsisë, me çka krijon komplikime në dimensionim të politikave zhvillimore, të cilat strategjikisht janë të parapara vetëm brenda një numri të popullsisë përgjatë një periudhe të caktuar. Ky fenomen debalanson kalkulimin e politikave zhvillimore të atij vendi, duke reflektuar me varfëri globale!
Zhvillimi Teknologjik me tipare moderne në botën e zhvilluar është ndihmesë e madhe për të funksionuar më mirë dhe më rrjedhshëm organizmi urban. Por në kohët aktuale kemi situata të cilat na shfaqen më shumë në botën e tretë, e cila është më pak e zhvilluar dhe ku parametrat e natalitetit kanë rritje të mëdha, të cilat komplikojnë zhvillimin ekonomik si dhe funksionalitetin normal në organizmin urban, kështu duke e bërë të pamundur aplikimin e teknologjive të reja me impakt minimal negativ ndaj ambientit.
Një shpresë është që strategjia e politikave zhvilluese të jenë të orientuara në atë mënyre që mjediset urbane të iu përshtaten kërkesave të shoqërisë pa e cenuar mjedisin natyror, gjithnje me orientim metodik të ruajtes së balansit me natyrën. Në këtë fushë do t’a kishte një rol primar orientimi i zhvillimit ekonomik nëpëmjet modernizimit të teknologjisë, duke filluar nga ajo e transportit, teknologjisë së industrisë, fabrikave sistemeve te ngrohjes si dhe sistemeve të tjera faktor-kyçës të cilët ndikojnë në ngrohje globale dhe ndotje ambientale të planetit të Tokës.
Aplikimi i qyteteve të gjelbërta nëpërmjet arkitekturës së gjelbërt, mund të jetë një faktor tjetër plotësues i shpresës, edhe pse kjo merr kohë në implementim për shkak se ka varësi të drejtpërdrejtë nga të arriturat e fundit teknologjike, zhvillimit ekonomik, sistemit politik si dhe fenomeneve të tjera sociologjike siç eshte emancipimi drejt rrethanave urbane si dhe ndaj natyrës. Por nëse shikohet në kuptim të gjërë të fjalës, atëherë kjo shihet si një alternativë e domosdoshme prej të cilës nuk duhet të hiqet dorë.
Urbanizmi në kohën moderne ndodhet brenda një situate mjaft delikate e komplekse dhe kjo është duke u komplikuar edhe më shumë sidomos duke i marrë parasyshë edhe fenomenin biologjik të riprodhimit enorm të species njerëzore, futur këtu pastaj edhe nevojën për zhvillim!
Riprodhimi bilogjik i species tonë, (ashtu si komentohet sot si problem esencial në botën akademike), nuk do duhej të jetë problem edhe për një kohë të gjatë, por vetem duhet pasur kujdes që në raport të natalitetit në rritje, të kemi reaksion në zhvillim ekonomik, si dhe në sisteme të sofistikuara të planifikimit të mirëfillt dhe kontrollimit e menaxhimit të hapësirave urbane, e sistemeve të tjera përcjellëse, në mënyrë që ato të kenë refleksion miqësor ndaj ambientit dhe planetit në tërësi.
Sjellja me organizmin urban është shumë e rëndësishme, duke filluar nga njeriu e pastaj e derivuar në tërë shoqërinë për të i shpëtuar kauzave të rrezikshme dhe shkatërruese të jetës njerëzore nga të cilat varet e ardhmja e njerëzimit.
(Autori është arkitekt në Prishtinë. Ky artikull është i shkruar enkas për Metro)