Loading…

Njësia A3 rikthehet në operim, KEK paralajmëron emetime të shtuara të tymit

  • 27/08/2026 | 08:28

Njësia A3 rikthehet në operim, KEK paralajmëron emetime të shtuara të tymit

Korporata Energjetike e Kosovës bëri të ditur se njësia A3 ka hyrë në fazën e startimit pas përfundimit me sukses të punimeve për sanimin e saj, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia pritet që në një periudhë të afërt të lidhet me rrjetin elektroenergjetik dhe të rikthehet në funksion.

Gjatë procesit të ndezjes, qytetarët mund të vërejnë sasi më të madhe tymi se zakonisht. KEK ka sqaruar se bëhet fjalë për një gjendje kalimtare, e cila pritet të zgjasë vetëm disa orë.

Korporata u ka bërë thirrje banorëve të Obiliqit dhe institucioneve lokale që të tregojnë mirëkuptim gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se emetimet e shtuara lidhen me fazën e vënies në punë të njësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë