Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit , gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Prishtinë, ka njoftuar sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, transmeton Gazeta Metro.
“Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në fshatin Shakovicë, Komuna e Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë përcjellë Klan Kosova.
Policia ka bërë të ditur se njëri prej të dyshuarve është pronar i lokalit, ndërsa tjetri punëtor në lokal.
E. H. viti i lindjes 1998 dhe A. H. viti i lindjes 1996, janë të arrestuarit ndërsa me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje./gazetametro.net