Loading…
Njiheni veten: Shenja me gjaknxehtë e horoskopit
  • 10/02/2019 | 23:57

Njiheni veten: Shenja me gjaknxehtë e horoskopit

Nga njëra anë e doni jetën e qetë, në të cilën do të gjeni miq besnikë, ndërsa ana tjetër e karajkterit tuaj është krejtësisht tjetër, transmeton Gazeta Metro.


Ju jeni i guximshëm, dëshironi t’i kapërceni barrierat e vëna, t’u hyni rreziqeve për të realizuar ndonjë idela tuajin apo plan, dhe atë vetëm për të treguar se sa vleni.

Jeni ambicioz. Keni dëshirë që t’u nënshtroheni planeve tuaja, realizimi i të cilave ju sjell respekt e ta shtojë reputacionin tuaj. Keni ndjenjë për të gjitha vlerat e jetës.

Jeni i gatshëm madje edhe të pësoni për të arritur deri në cak. Luftoni për vete, por edhe për ata të cilët i doni.

Nuk e doni jetën përplot ndryshime të papritura. Për ju jeta është luftë e përhershme. Nuk e huqni asnjë ditë për t’u ngritur një shkallë më lart.

Temperamenti juaj është i pafre dhe gjithmonë ju shtyn përpara. Ky është vitaliteti juaj, të cilin rrethina vështirë e kupton.

Ndonëse ndonjëherë keni dëshirë të jeni vetëm, kjo nuk është esenca juaj. Ju e doni shumë shoqërinë, simpatitë e të tjerëve. Urrejtjen nuk e duroni.

Për nga natyra jeni të hareshëm dhe keni ndjenjë për humor, që ka rol të madh në marrëdhënie me njerëzit. Jeni i hapur, besnik, e çmoni ndershmërinë e saktësinë. Nëse të tjerët nuk janë të tillë, rebeloheni. Nuk duroni që dikush t’ju komandojë.

Ju jeni SHIGJETARI (nga 23 nëntori deri më 22 dhjetor)./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë