Loading…

Njihuni me agjentin rus në Veri: Refuzoi urdhrin e UNMIK’ut dhe kishte me vete këtë njeri

  • 30/05/2019 | 17:52

Njihuni me agjentin rus në Veri: Refuzoi urdhrin e UNMIK’ut dhe kishte me vete këtë njeri

Mikhail  Krasnoshchenkov, agjenti rus i kamufluar si diplomat duke punuar për UNMIK’un në Mitrovicën e Veriut, ka pasur urdhër që gjatë ditës së marte të punonte në shtëpi dhe mos të dilte në zyrën e tij të punës, transmeton Gazeta Metro.


Metro mëson se UNMIK kishte qenë i informuar se gjatë ditës së marte një aksion do të zhvillohej nga Njësia Speciale në Veri, ata kishin informuar punëtorët e tyre në atë pjesë që të mos të dalin në punë, por aktivitetin e tyre ta bëjnë nga shtëpitë e tyre.

Në emailin njoftues të UNMIK”ut që Metro e ka siguruar, aty thuhej që punëtoret të shmangin lëvizjet dhe të punojnë nga shtëpia.

“Për shkak të një operacioni policor që pritet të zhvillohet në veri, deri në njoftimin e radhës, stafi këshillohet që t’i shmanget lëvizjes nga SA-1 (zyre) në SA-2 (shtëpi). Ndërsa stafi në SA-2 duhet të punojnë prej shtëpisë”, thuhet në njoftimin e UNMIK’ut dërguar punëtorëve në atë pjesë

Pavarësisht këtij mesazhi, shtetasi rus Mikhail  Krasnoshchenkov me nofkën ‘Mihal’, nuk e kishte respektuar atë, ai kishte marrë pjesë me serbët e tjerë në vendosjen e barrikadave.

Veturën e tij diplomatike të UNMIK’ut e vendosi si barrikadë, për të pamundësuar kalimin Njësisë Speciale në Veri, jo vetëm këtë veprim e bëri Mihali, ai doli dhe o konfrontuar me policët në mënyrë fizike ku edhe pastaj pasoi arrestimi i tij nga këta të fundit.


                                      Momenti i arrestimit nga Njësia Speciale e Kosovës

Çfarë mbante me vete Mihali?

Metro mëson se rusi Mihal me vete posedonte edhe 2 telefona që i përdorte derisa punonte në Veri, por të dy i ka zhdukur para arrestimit të Njësisë Speciale.

Njërin nga telefonat e ka thyer duke e goditur në tokë, kurse tjetrin telefon e ka gjuajtur duke e zhdukur dhe mos lejuar që t’i kapet nga Njësia Speciale e Kosovës.

Kush ishte personi që e shoqëronte gjatë gjithë kohës Mihalin?

Mikhail  Krasnoshchenkov, nuk ecte i vetëm në Veri të vendit, ai gjithmonë shoqërohej dhe kishte me vete një person, i cili quhet Dejan Dimovic.

Dimovic e shoqëronte gjatë gjithë kohës Mihalin në Veri, ai mbante pozitën si asistent i rusit. Dimovic punon në zyrën e UNMIK’ut në veri së bashku me një person tjetër, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Serbi Dimovic posedon nënshtetësi serb dhe jo kosovare, ani pse ky i fundit vjen nga Kosova.

Si u largua Mihal nga Kosova me një arsyetim qesharak?

Mihali i cili u arrestua dy ditë më parë nga Policia në Mitrovicën e Veriut është dërguar për tretman mjekësor në Beograd.

Arsyeja e dërgimit të tij në Beograd është largimi dhe ikja nga Kosova, pasi Prokuroria e Shtetit ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti nga UNMIK’u.

Metro ka mësuar se Mihael Krasneoschenko ishte kamufluar si diplomat në Veri dhe deklaronte se punonte si punëtor i administratës së UNMIK’ut në atë pjesë të vendit../gazetametro.net

Nuk i ndalen dhimbjet Mihalit: Rusi i arrestuar nga Njësia Speciale dërgohet në Beograd për shërim

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë