Loading…

Njihuni me avokaten që do ta mbrojë Haradinajn (Foto)

  • 10/01/2017 | 10:10

Njihuni me avokaten që do ta mbrojë Haradinajn (Foto)

Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj të mbrojë një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj, Rachel Lindon do të jetë avokatja që do ta mbrojë Haradinajn në seancën e së enjtes, ndërsa Arianit Koci do të jetë vetëm ndihmës i saj.

Këtë e tregon edhe vetë Koci në një intervistë për televizionin Dukagjini.

“Unë do të jem aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate parisiene, dhe e profesionalizuar në çështjen e ekstradimeve”, ka shtuar Koci.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar, në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK ka dënuar arrestimin e kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm.

Ne 2015-ën, lideri i AAK-së ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletë arrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006.

Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës./gazetametro.net

455584886

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë