Loading…

Njihuni me Cobot, kolegu juaj i ardhshëm (VIDEO)

  • 18/11/2016 | 19:49

Njihuni me Cobot, kolegu juaj i ardhshëm (VIDEO)

Njerëzit dhe robotët punojnë së bashku në një fabrikë në Baden-Wurrtemberg të Gjermanisë. CNN i ka kushtuar një artikull Cobot, roboti që fshihet pas suksesit në biznes.

Carmen është një nga dhjetëra “cobot”, koloegët robotë prodhojnë linjën gjermane të motorëve Sew. Ajo është dizenjuar të ngrejë pesha deri në 500 kg, dhe të ndihmojë lehtësisht në vendosjen e motorëve.

Që kur ka shtuar Carmen, Tanja, Jessie, dhe robotet e tjera,të gjitha me emra femrash, kompania Sew ka pasur një rritje me 15% në produktivitet, dhe një rënie me 40% të kohës së prodhimit. Në këtë fabrikë prodhohen më shumë se një milionë motorë të ndryshëm.

Çelësi, thotë menaxheri i Sew, është te mënyra se si cobot ndihmojnë njerëzit. “Ne kemi krijuar një mënyrë ndryshe të punës: një bashkëpunim njeri-robot që vendos në qendër forcën e punës së njeriut”, thotë Johann Soder, menaxheri i Sew-Eurodrive.

Fabrikat gjermane po fokusohen gjithnjë e më suhmë në revolucioni e robotëve. Këtë vit, Adidas bëri të ditur se këpucët e reja prodhohen me ata që quhen robotë “speed-factory”. Edhe Volkswagen përdorë robotë për të prodhuar makinat e saj.

Megjithatë Sew nuk i sheh robotët si pjesa kryesore e një fabrike të automatizuar, por si ndihmës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë