Në shekullin e 15’të u krijua pistoleta e parë në botë. Në atë kohë ata ishin njëfishekë. Ndërsa tani ka ndryshuar gjithçka, shkruan Gazeta Metro.
Pistoletat në ditë e sotme janë më të specializuara dhe më të pajisura.
Në vazhdim ju sjellim 6 pistoletat më të mira.
SMITH & WESSON MODEL 41 – pistoletë gjysmë automatike e dizajnuar nga Smith & Wesson pas Luftës së Dytë Botërore si pistoletë për gara. E projektuar me një kënd të mbajtjes prej 105 gradë, njëlloj si Colt M1911, për të mbajtur një kënd të qëndrueshëm.
COLT WOODSMAN – një pistoletë sportive gjysmë-automatike e prodhuar nga kompania amerikane Colt nga vitet 1915-1977. Është dizajnuar nga John Moses Browning. Dizajni i kornizës ndryshoi me kalimin e kohës, në tri seri të dallueshme: seria e parë prej 1915-1947, serija e dytë prej 1947-1955 dhe seria e tretë prej 1955-1977.
COLT 1873 SINGLE ACTION ARMY – Gjithashtu i
njohur si Single Action Army, SAA, Modeli P – Peacemaker, M1873 dhe Colt .45, është revolver i veprimit të vetëm (Single Action) me cilindër rrotullues që mban gjashtë mbushje me fishekë metalikë. Ai u dizajnua për nevojat e shërbimit të Qeverisë amerikane në vitin 1872 nga kompania e armëve të zjarrit Colt’s Patent Firearms Manufacturing Company dhe u miratua si revolver standard në shërbim të ushtrisë deri më vitin 1892. SAA Colt paraqet pjesë të famshme të historisë amerikane, i njohur edhe si “Arma që fitoi Perëndimin”.
BERETTA 92 – (gjithashtu edhe Beretta 96 dhe Beretta 98) janë një seri të pistoletave gjysmë automatike të dizajnuara dhe të prodhuara nga Beretta e Italisë. Modeli 92 u dizajnua në vitin 1972 dhe prodhimi I varianteve me kalibër të ndryshëm vazhdon edhe sot. Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara në vitin 1985 zëvendësuan Modelin 1911A1 .45 ACP me modelin ushtarak Beretta 92F, M9.
SMITH & WESSON MODEL 10 – i njohur më parë si Smith & Wesson .38 Hand Ejector Model i 1899, Smith & Wesson Military & Police ose Smith & Wesson Victory Model, revolver me popullaritet mbarëbotëror. Ështe pasardhësi i modelit Smith & Wesson .32 Hand Ejector Model i 1896 dhe është revolveri i parë Smith & Wesson që ka karakteristike çelësin për lirimin e cilindrit në anën e majtë të konstruktit, si te Colt M1889. Në prodhim është që nga viti 1899 dhe është revolver që mban gjashtë mbushje, double-action. Gjatë periudhës së gjatë të prodhimit, ka qenë në dispozicion me gjatësi të tytës prej 2-6 inça. Rreth 6,000,000 armë të këtij lloji janë prodhuar gjatë viteve, duke e bërë revolverin më të popullarizuar të shekullit të 20-të.
RUGER SINGLE SIX CONVERTIBLE – prodhuar nga Sturm, Ruger. Single Six u lëshua në prodhim për herë të parë në Qershor të vitit 1953. Aftësia për të gjuajtur .22 rimfire ose .22 Magnum e bëri atë praktike për në pyll ose në poligon të gjuajtjes, ku dhe u mësuan të qëllonin me armë legjione të njerëzve. /gazetametro.net