“Janë të pasur, nuk kanë asnjë problem”, shpeshherë mund ta hasim këtë gjykim mbi njerëzit me nivel të lartë financiar. Por në fakt BuzzFeed, ka mbledhur disa rrëfime të njerëzve të ndryshëm që na tregojnë një anë tjetër të medaljes. Të jesh i pasur nuk do të thotë se je gjithnjë i lumtur, mund të ketë shumë gjera që s’mund t’i kesh, pikërisht për faktin se je i pasur!
Mëposhtë do të gjeni disa probleme, disi të çuditshme të njerëzve të pasur:
1. “Fakti që nuk e di kurrë me siguri nëse partneri të toleron se të do ty apo janë paratë që i bëjnë gjërat të duken më të thjeshta.”
2. “Seksi është diçka. Të kesh dikë që të do vërtetë është diçka tjetër.”
3. “Kur njerëzit e dinë që t’i je i pasur presin të paguash më shumë nga ç’është çmimi. Kjo s’është normale.”
4. “Dikur punoja në një resort ku paratë për shërbimin futeshin në faturë bashkë me gjithçka tjetër, prandaj bakshishi s’ishte i nevojshëm. Kur erdhi një çift shumë i pasur për pushime, stafi nuk pushoi së shari dhe komentuari faktin që ata nuk lanë asnjë bakshish, pavarësisht se në atë resort nuk lë askush…”
5. “Shoku im i pasur nuk ka fëmijë dhe prej kohësh mendohet sesi do t’i shpenzojë paratë para se të vdesë pasi nuk do t’jua lërë ca kushërinjve që nuk i pëlqen fare.”
6. “Nëse unë i them që më pëlqen diçka, ai do ta blejë për mua me urgjencë. Eshtë qesharake.”
5. “Kam një problem të madh nga njerëzit që duan të jenë miq me mua vetëm për të përfituar nga privilegjet e gjërave të tua.”