Ali Aliu nga fshati Komogllavë i Komunës së Ferizajt, është piloti i parë shqiptar në Ish-Jugosllavi, shkruan Gazeta Metro.
Aliu gjithashtu ishte nga më të mirë në atë kohë në profesionin e tij. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e ka qujatur Aliun si vlerë e çmueshme e historisë sonë.
“Piloti i parë shqiptar në ish Jugosllavi, është Ali Aliu nga Komogllava e Ferizajt, vlera më e çmueshme e historisë sonë të aeronautikës, me rreth 6000 fluturime e mbi 2700 orë fluturime, prej të cilave 2100 orë fluturime me aeroplanë supersonik”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë i kryetarit:
“Shenja e Artë e Fluturimeve” – Ferizajasi Ali Aliu, një nga pilotët më të mirë në ish Jugosllavi
Piloti i parë shqiptar në ish Jugosllavi, është Ali Aliu nga Komogllava e Ferizajt, vlera më e çmueshme e historisë sonë të aeronautikës, me rreth 6000 fluturime e mbi 2700 orë fluturime, prej të cilave 2100 orë fluturime me aeroplanë supersonik.
Me Akademinë e Forcave Ajrore në Zarë të Kroacisë dhe studimet postdiplomike në Akademinë e Avancuar të Forcave Ajrore Ushtarake në Beograd, Ali Aliu me dijen e tij të çmueshme edukoi e trajnoi mbi 40 pilotë për të mbetur përjetësisht ndër emrat e parë e më të vlerësuarit në faqet e para të historisë e themeleve të aeronautikës shqiptare.
Ferizaj, Komogllava i dha Kosovës qytetarin shembull e pilotin që i heq kapelën çdo profesionistë i aeronautikës, ferizajasin Ali Aliu./gazetametro.net