Loading…
Njihuni me fshatin shqiptar që është kthyer në atraksion për vendasit dhe të huajt
  • 19/08/2019 | 09:48

Njihuni me fshatin shqiptar që është kthyer në atraksion për vendasit dhe të huajt

Bogova është një fshat që emrin e ka marrë nga burimi me ujin si kristal me të njëjtin emër, transmeton Gazeta Metro.

Ai nuk gëzon zyrtarisht statusin e një fshati turistik, edhe pse i ka të gjitha potencialet për të qenë i tillë.

Bogova është në njësinë administrative me të njëjtin emër, në bashkinë e Skraparit nw Shqipëri. E shtrirë mes maleve dhe e gjelbëruar gjatë gjithë vitit, fshati Bogovë është kthyer në një atraksion turistik për turistë vendas dhe të huaj.

Endri është brezi i tretë i familjes Qato, familjes më të vjetër në Bogovë. Pasi mbaroi shkollën e kulinarisë, tashmë punon në lokalin e tij dhe tregon për gatimet tradicionale, të cilat ia ka mësuar gjyshja.

Kryeplaku i fshati Bogovë, Kujtim Bakiu pohon se vitet e fundit ka një rritje të numrit të turistëve që kanë futur në axhendat e tyre Bogovën.

Ujëvara e Bogovës, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë është një perlë e natyrës. E pozicionuar në anën e majtë të luginës së Osumit, kjo perlë natyrore gjendet e fshehur mes pyjeve, shpateve e bimësisë së dendur dhe izolimi i saj përbën pikën e fortë të këtij destinacioni mbresëlënës./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë