Loading…

Njihuni me hakerin, dëshmitë e tija e çuan Manchester City drejt përjashtimit nga Champions

  • 15/02/2020 | 08:51

Njihuni me hakerin, dëshmitë e tija e çuan Manchester City drejt përjashtimit nga Champions

Nuk është e lehtë të harrohet puna e palodhshme e një njeriu në ekspozimin e thyerjes së rregullave nga klubi.

Ky është Rui Pinto – një haker portugez që punoi në shtëpinë e tij modeste – dhe tronditi botën e futbollit, pasi kishte qasje në postat elektronike të klubit dhe i dorëzoi ato në media.

Skandali i Football Leaks ka bërë që 31-vjeçari të dërgohet në burg, ku është edhe sot e kësaj dite në pritje të një çështje gjyqësore për ‘krimet’ e tij të pretenduara.

Dje, atij iu refuzua një apel dhe do të përballet me gjyq për 90 akuza të ndryshme, pasi ekspozoi klubet e mëdha dhe kontratat e lojtarëve nga e gjithë Evropa.

Pinto, i cili akuzohet për hakim dhe mashtrim, ka qenë në burg që nga marsi i kaluar, ndërsa pret një vendim gjyqësor nga Gjykata e Apelit në Lisbonë.

Por ishte veprimi i tij që e ka detyruar UEFA-n ta dënojë Manchester Cityn, me dënim prej dy vitesh nga Liga e Kampionëve, ndërsa gjithashtu është gjobitur edhe me 30 milionë euro.

Kur dolën lajmet për dënimin e Manchester Cityt, duke tronditur futbollin, shumë njerëz kanë kërkuar lirimin e Pintos, gjë që kishte ndodhur edhe më parë nga tifozët e Borussia Dortmund.

Është bërë gati një vit që Pinto u ekstradua nga Hungaria, ku po jetonte në qendër të Budapestit, për në Portugali.Football Leaks u krijua në vitin 2015, dhe ka bërë më shumë mirë sesa dëm, ndërsa ekspozon gjithçka nga mashtrimi i taksave deri tek shkelja e FFP.

Pinto – i cili punoi me emrin John – pretendohet të ketë mbi 70 milionë dokumente me 3.4 TB (tera bytes) informacioni përfshirë edhe email-e personale.

Ai ishte i lidhur me gazetën gjermane Der Spiegel, ku zbuloi shumë nga këto informacione në dhjetor të vitit të kaluar në një intervistë nga burgu.

“Unë kam qenë i vetëdijshëm që gjithçka mund të ndodhë. Unë e dija se autoritetet portugeze ndjekin penalisht ata që zbulojnë sekrete të mëdha, prandaj duhej të isha gati për këtë”.

“Autoritetet Portugeze kanë frikë nga ato që unë di dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të mos e humbas mendjen”.“Në fillim, unë shkrova shënime në lidhje me rastin në fletoren time, por më pas u morë nga unë”.

“Avokati im ishte i pranishëm kur kontrolluan qelinë time dhe u tha se ishte e paligjshme të merrnin shënimet e mia nga unë. Nuk ishin rojet e burgut ata që e bënë atë, por prokurorët portugezë. Ata bëjnë gjithçka që dëshirojnë”.

“Shkoi një muaj para se të ma kthejnë fletoren”, ka treguar Pinto në intervistën e tij për gazetën gjermane.Pinto është ende në pritje të një date për gjyqin e tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë