Loading…

Njihuni me Kanionin me ngjyrë – një atraksion turistik në Egjipt

  • 18/11/2016 | 23:42

Njihuni me Kanionin me ngjyrë – një atraksion turistik në Egjipt

Në gadishullin Sinai, në Egjipt, në afërsi të qytetit Nuweiba, gjendet Kanioni me ngjyrë – një grykë e ngushtë, që është pagëzuar me këtë emër për shkak të spektrit të gjerë të ngjyrave të shkëmbinjve.

Kanioni është formuar nga erozioni i tokës që kishte ndodhur para miliona vjetësh – kur kjo zonë gjendej nën nivelin e oqeanit. Ai është i gjatë rreth 800 metra – ndërsa lartësia e shkëmbinjve arrin deri në 40 metra.

kanioni me ngjyre 0001

Shkembinjtë që rrethojnë këtë kanion dominohen nga ngjyrat e ndryshme, prej asaj ngjyrë hiri, deri të ngjyra e kuqe apo e verdhë. Këto ngjyra ndërkaq, janë rezultat i pranisë së magnezit dhe oksideve të hekurit në shkëmbinj.

Ky kanion, që tashmë është shndërruar në atraksion turistik, është i gjerë më shumë se një metër, ndërsa në disa pjesë të mund të ndesheni me gurët e shëmbur, mbi të cilat duhet të ngjiteni, për të kaluar tutje.

kanioni me ngjyre 0002kanioni me ngjyre 0003kanioni me ngjyre 0005kanioni me ngjyre 0006kanioni me ngjyre 0007kanioni me ngjyre 0008kanioni me ngjyre 0009kanioni me ngjyre 0010kanioni me ngjyre 0011kanioni me ngjyre 0012

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë