Loading…

Njihuni me Land Rover’in më të ri

  • 23/04/2017 | 11:16

Njihuni me Land Rover’in më të ri

Kompania e njohur Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company sot kanë prezantuar projektin e tyre më të ri, modelin e modifikuar Land Rover Defender.


Projekti i tyre i ri quhet “Land Rover Defender 2.2 TDCI 90 Soft Top Chelsea Wide Track Edition”.

Modeli i ri i modifikuar vjen me eksterier me ngjyrë të gjelbër Heritage, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, dritat e përparme Shadow Chrome, xhamat e pasme të errët, maskën e përparme X Lander, etj.

Gjithashtu, ky Land Rover Defender vjen edhe me set të ri të rrotave Mondial me diametër prej 20-inç dhe goma 275 x 55 x 20, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, ulëset nga lëkura (të përparme Sports GTB), timonin nga lëkura, orën Churchill, si dhe me disa detaje tjera me ngjyrë të zezë mat dhe pedalet nga alumini.

Çmimi i këtij Land Rover Defender të modifikuar kushton rreth 70 mijë funte, por mund të kushtojë edhe më shumë nëse blerësi ka ndonjë kërkesë shtesë për eksterier apo interier.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë