Pasarelat e modës zakonisht nuk funksionojnë me modelë të moshës së shtyrë ,e lëre më ata me më shumë se gjysmë shekullli përvojë në këtë fushë.Por ky gjysh 80-vjeçar është provë që dizajnerët kanë kanë bërë një gabim të madh deri tani.
Wang Deshun është një aktor dhe artist nga Kina që ka një qëllim:të sfidoj plakjen duke qëndruar në formë të mirë trupore dhe vazhdimisht të provoj gjëra të reja.Kjo përfshin edhe karrierën e tij të modelimit.
Më herët kishte organizuar shfaqje të ndryshme të modës,e poashtu ishte pjesëmarrës edhe në pasarela të shumë ta,por ishte ajo e vitit të kaluar ku ai debutoj në një pistë të modës në Kinë dhe u shndërrua në një ikonë kombëtare. Në mediat sociale e admirojnë për guximin e tij qe të vazhdojë modelimin në një moshë të tillë.
“Kjo është në lidhje me gjendjen tuaj të mendjes. Kjo nuk është në lidhje me moshën, “tha ai për The New York Times. “Natyra përcakton moshën, por ju e përcaktoni gjendjen tuaj shpirtërore.”
https://www.youtube.com/watch?v=HX4saxIfPYw