Loading…

Njihuni me Orges Bunjakun, 19 vjeçari që zgjodhi Kosovën

  • 07/07/2020 | 23:43

Njihuni me Orges Bunjakun, 19 vjeçari që zgjodhi Kosovën

Talenti i ri kosovar, Orges Bunjaku, gjatë ditës së sotme u zbulua se ka pranuar ftesën që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni” – tha ndihmës trajneri i Bernard Challandes, Muharrem Sahiti, për Gazeta Olle.

Por, kush është Orges Bunjaku? Ai është i lindur në Uznach të Zvicrës. Orges Bunjaku debutimin me skuadrën e parë të Baselit e bëri më 8 shkurt në ndeshjen ndaj Zurichit, ku kishte qenë titullar dhe kishte arritur të asistonte.

19 vjeçari është produkt i Baselit. Ai deri më tani ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares U19 të Zvicrës, ku ka regjistruar 6 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola, teksa ka qenë pjesë edhe e të gjitha grupmoshave më të reja, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë që në janar të këtij viti Bunjaku nënshkroi kontratë profesionale me Baselin deri më 2022, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 250 mijë euro. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë