Loading…

Njoftim i rëndësishëm: Gripi sezonal në Kosovë është nën pragun epidemik

  • 11/02/2019 | 16:08

Njoftim i rëndësishëm: Gripi sezonal në Kosovë është nën pragun epidemik

Ndonëse gripi është përhapur në gjithë vendin, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se gripi sezonal nuk ka kaluar pragun, transmeton Gazeta Metro.


“Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.725 raste të dyshimta në grip, 4.155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute”.

“Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në

Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen”, thuhet në komunikatën e Institutit.

“Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara. Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve”.

Instituti ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Masat që duhet të merren  në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal:

Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,

Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja esëmundjes

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)

Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina

Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.

Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë