Loading…

Njoftim shumë i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e Eurokoha dhe Eurowings

  • 14/03/2020 | 00:05

Njoftim shumë i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e Eurokoha dhe Eurowings

Pronari i kompanisë Eurokoha dhe Kosova Airlines, Remzi Ejupi ka bërë të ditur se të gjithë pasagjerët e kompanisë Eurokoha dhe Eurowings të cilët gjenden në Kosovë nesër në mëngjes do të realizohen të gjitha udhëtimet një drejtim për në Munchen, Stuttgart, Dusseldorf, Hamburg.

“Të nderuar bashkëatdhetar më lejoni t’ju njoftoi që sapo morrëm një lajm të mirë nga qeveria e Kosovës gjithashtu ministria e transportit dhe ambasadori gjerman është lejuar që të gjithë pasagjerët të cilët gjenden në Kosovë nga kompania Eurokoha dhe Eurowings në mëngjes të gjitha fluturimet të realizohen sipas orarit të cilët kanë qenë për në Munchen, Stuttgart, Dusseldorf, Hamburg dhe Hannover”.

Ejupi tutje ka kërkuar që pasagjerët të kontaktojnë në telefonat kujdestar të Eurokohës për realizimin e fluturimeve.

“Kërkoj nga ju që pasagjerët e ditës së sotme dhe pasagjerët e ditës së diel të paraqiten në telefonat kujdestar të Eurokohës dhe do t’ju drejtojnë që nesër fluturimi juaj njëdrejtim të realizohet vetëm nga Prishtina për në Gjermani”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë