Loading…

Njofton Ministria e Ekonomisë: Procedohen 3 milionë euro pagesa për Trepçën

  • 02/03/2021 | 12:06

Njofton Ministria e Ekonomisë: Procedohen 3 milionë euro pagesa për Trepçën

Me anë të një njoftimi për media, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), ka bërë të ditur se sot është proceduar pagesa për Trepçën, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftim thuhet se ministri i MEA, Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre”, thuhet tutje.

Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë