Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme të Kosovës janë duke u trajtuar 498 pacientë, ku 376 prej tyre janë konfirmuar me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2, kështu thuhet në njoftimin e ShSKUK’së.
Bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitiv, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Më poshtë njoftimi nga SHSKUK. /gazetametro.net
ShSKUK : Ulet në 498 numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Univeristare të…
Posted by Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës on E enjte, 6 Maj 2021