Loading…

Njohësit politik: Rama i mori model Samët e Norvegjisë e Suedisë si model për Asociacionin

  • 10/06/2023 | 13:18

Njohësit politik: Rama i mori model Samët e Norvegjisë e Suedisë si model për Asociacionin

Analisti politik, Agon Maliqi ka thënë  se drafti i propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i bazuar në modelin e popullatës autoktone të Norvegjisë dhe Suedisë që njihen si Samë, shkruan Gazeta Metro.


Maliqi ka komentuar në një postim në Twiterr të Ilva Tare nga Atlantic Council, e cila po ashtu ka thënë se Rama e ka bazuar draft statutin e Asociacionit mbi modelin e Samëve.

“Propozimi i Ramës për ASMM duket i modeluar sipas “parlamenteve të Samëve në Norvegji dhe Suedi. Këto janë organe përfaqësuese të komunitetit indigjen Sami të krijuar ligjërisht nga qeveria qendrore (agjencitë?) me të drejtën për të ushtruar autonomi kulturore (p.sh. Kishat?) dhe për të drejtuar fonde zhvillimi” ka shkruar ai.

Tare tha se filloni të hulumtoni mbi Parlamentet Sami dhe mendoni për një model hibrid të Asociacionit ligjor të quajtur ‘Bashkësia e Serbeve me Shumicë Serbe’

“Në rast se doni të dini se si duket #draft #statuti i propozuar nga   #EdiRama për #ASM në, filloni të hulumtoni mbi Parlamentet Sami dhe mendoni për një model hibrid të #Asociacionit ligjor të quajtur “Bashkësia e Serbeve me Shumicë Serbe” ka shkruar ajo.

Parlamenti i Samëve të Suedisë është themeluar në vitin 1993. Ka 31 përfaqësues, të zgjedhur çdo katër vjet me votim të përgjithshëm.

Parlamenti drejtohet nga Riksdagu suedez (Parlamenti kryesor), prandaj veprimet e tij duhet të jenë në përputhje me vendimet e Riksdagut, të cilat ndonjëherë bien ndesh me programet të partisë së anëtarëve të Parlamentit të zgjedhur nga Samët. Ky popull ka parlamente edhe në Norvegji, Finlandë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë