Loading…

Njohjen e Kosovës kurrë s’do ta shihni

  • 24/01/2017 | 15:11

Njohjen e Kosovës kurrë s’do ta shihni

Rreth takimit që do zhvillohet sot në Bruksel mes kryeministrave dhe presidentëve të Kosovës e Serbisë, ka folur Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic. Ky i fundit tha se njohja e Kosovës dhe tërheqja e urdhërarresteve nuk do të jetë temë e dialogut të sotëm.


Madje për njohjen e Kosovës Vucic ka thënë se “nuk do ta shihni kurrë atë film”.

Siç raporton agjencia e lajmeve “Beta” Vucic ka thënë se është duke shkuar për dialog të hapur, por jo për të biseduar për temat që shpik Prishtina.

“Më mirë do të ishte që pala e Prishtinës të thoshte se nuk dëshiron të bisedojë, sesa të shpik tema për të cilat nuk do të bisedohet. I thoni atij (Hashim Thaçit), hajt pije edhe një kafe, shpëlaje me ujë, e tash t’ia nisim nga fillimi e të shohim nëse mund të bisedojmë për diçka. Mos u merrni shumë me ta. Keni aty afër me çka të freskoheni. Kemi tema më të rëndësishme dhe këto janë përdorimi i armëve”, citohet të ketë thënë Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë