Loading…

Njujorkezit ia vjedhin Rolls-Royce 400 mijave, i gjeti e ua ‘vodhi’ hajnave veturën vet

  • 23/06/2022 | 15:09

Njujorkezit ia vjedhin Rolls-Royce 400 mijave, i gjeti e ua ‘vodhi’ hajnave veturën vet

Hajnat e thyen një shtëpi luksoze në ishullin Staten në shtetin e New York, i kapën çelësin e ja mbathën me Rolls-Royce e vjedhur – derisa pronari i mundi ata në lojën e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Këta kriminelët me shije luksoze e kishin thyer me një gurë xhamin e katit të parë të shtëpisë luksoze  në agim me 12 qershor sipas departamentit të policisë së Nju Jork.

Pronari i pa duke ikur dhe pasi që u verifikua se familja e tij është në rregull dhe u hedh në aksion vet.

Ai ndezi aplikacionin e veturës duke i gjurmuar lokacionin përmes tij deri në shtetin e New Jersey ku edhe e shfrytëzoi mundësinë që të ndal motorin e veturës përmes aplikacionit që i pamundëson të paautorizuarve ta vozisin.

Hajnat tentuan që ta ndezin veturën por s’munden dhe veendosën t’ia mbathin duke e braktisur plaçkën e tyre. Pronari shkoi e ktheu veturën në shtëpinë e tij.

Kjo bandë sipas policisë kishte shtuar aktivitetin e hajnisë dhe ky rast ka ndihmuar në identifikimin e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë