Loading…
‘Njuz’: Qeveria e Serbisë ua dhuron qytetarëve nga 100 euro për ta shkruar ‘Kosova është Serbi’
  • 06/06/2019 | 13:35

‘Njuz’: Qeveria e Serbisë ua dhuron qytetarëve nga 100 euro për ta shkruar ‘Kosova është Serbi’

Qeveria e Serbisë ka vendosur që qytetarëve me të ardhura mesatare apo nënmesatare t’ua dhurojë nga 100 euro në mënyrë që të mund të përfshihen në aksionin në të cilin në banknota shkrueht parulla “Kosova është Serbi”.


Portali serb “Njuz” shkruan se qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet duhet të paraqiten në postën më të afërt, ku mund të dorëzojnë dokumentacionin për reaflizimin e të drejtës për 100 euro pa pagesë.

Siç merr vesh “Njuz”, qytetarët sapo t’i marrin 100 euro, në sportel apo në postë, menjëherë aty për aty në banknotë duhet të shkruajnë “Kosova është Serbi” dhe të fotografohen me të e pastaj edhe ta vënë fotografinë në rrjete shoqërore.

Nëse në fotografi fitojnë më shumë se 20.000 reagime në rrjetet shoqërore, do të fitojnë të drejtën për titullin e influenserit zyrtar të Qeverisë së Serbisë, që do të thotë se në muaj do të fitojnë nga 100 eruo, gjatë tërë kohës sa zgjatë aksioni”, përfundon “Njuz”.

Duhet theksuar se portali “Njuz” është medie satirike dhe, po të kishte qëlluar sot 1 prilli, teksti sigursisht se do të përfundontë me “Apri-li-li-li”.

Satira ka të bëjë me lajmin se shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic ka bërë një gjest bizar, duke shkruar në banknotën 100 dollarës parullën e nacionalizimit serbomadh “Kosova është Serbi”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë