Loading…

Nobelisti turk Orhan Pamuk iu gëzua humbjes të partisë së Erdogan në Stamboll

  • 26/06/2019 | 15:37

Nobelisti turk Orhan Pamuk iu gëzua humbjes të partisë së Erdogan në Stamboll

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtari turk Orhan Pamuk shprehu kënaqësinë e tij që në zgjedhjet lokale humbi partia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pushtetin e të cilit e përshkruan si pushtet i frikës, transmeton Gazeta Metro.


Orhan Pamuk në bisedë me qytetarët e Sarajevës të organizuar nga shtëpia botuese Buybook deklaroi se “Vendi është në frikë, të gjithë ata që kritikojnë pushtetin, përfundojnë në burg. Jam i inatosur për këtë. Por zgjedhjet lokale treguan se Turqia po kthehet ngadalë drejt rrugës së drejtë. Më në fund kthyem Stambollin”.

Fitorja e kandidatit të opozitës Ekrem Imamogllu në zgjedhjet e përsëritura për Stambollin konsiderohet goditje e madhe për Erdogan.

Pamuk nuk u durua dhe deklaroi se beson se qeveria provoi “me mashtrime të vjedhë zgjedhjet, kanë humbur aq shumë vota pasi po mashtronin, populli turk i do votat e tyre. U gëzova kur e pashë këtë para dy ditësh, populli vendosi”.

Orhan Pamuk shtoi edhe se ka mirëkuptim për atë se pse BE’ja nuk e pranon Turqinë brenda anëtarësisë së saj, ai tha “si mund të zemëroheni me BE’në kur burgosni shkrimtarë”.

Ai shtoi edhe se turqit duan demokraci e jo pushtet të frikës.

Orhan Pamuk u vlerësua me çmimin Nobel për letërsi në vitin 2006, librat e tij janë përkthyer në 62 gjuhë dhe janë shitur në mbi 2 milion kopje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë