Loading…

Nokauti i Wilder kundër Stiverne është një nga më qesharakët dhe më brutalët ndonjëherë

  • 06/07/2022 | 13:21

Nokauti i Wilder kundër Stiverne është një nga më qesharakët dhe më brutalët ndonjëherë

Deontay Wilder është një nga boksierët më të fortë të kohërave moderne.


Tre luftimet e tij me Tyson Fury padyshim i vendosin të dy boksierët si rivalitetin më të mirë në histori dhe fuqia e madhe e grushtave të Wilder është pjesë e arsyes për këtë.

Madje, “Bomberi i Bronzitë” arriti të rrëzonte Fury-n, i cili në dukje ishte i pathyeshëm në shumë raste.

Ai është i njohur në botë për fuqinë e tij mahnitëse dhe aftësinë për të nokautuar çdo kundërshtar. Ai ka marrë pjesë në 45 ndeshje profesionale dhe nga 42 fitoret e tij, 41 prej tyre kanë qenë me nokaut, përcjell KosovaPress.

Kjo e lë atë me një përqindje të çmendur nokaut-për-fitore prej 97.61%.

Shenjat e fuqisë mahnitëse të Wilder ishin aty që në fillim të karrierës së tij dhe, ndërsa karriera e tij përparonte, kundërshtarët i frikësoheshin dorës së djathtë të tij të ashpër.

Një nga nokautet më brutale dhe të çmendura që pamë nga Deontay erdhi kundër Bermane Stiverne.

Wilder e rrëzoi kundërshtarin e tij qysh në raundin e parë, megjithatë, Stiverne ishte në gjendje të ngrihej dhe të këmbëngulte se ishte në rregull për të vazhduar.

Besimi te Deontay vazhdonte të ishte i lartë, pasi ai e rrëzoi përsëri kundërshtarin e tij menjëherë pas rifillimit të meçit.

Videon e gjeni më poshtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë